Ministri Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

Ministri Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, të zhvilluar në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesëmarrjen e 61 ministrave të bujqësisë dhe 14 përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare. Konferenca u fokusua në dialogun agro-politik mbi temën e këtij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë.”, duke vënë theksin në rëndësinë e sigurisë ujore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor. Gjatë punimeve të konferencës u miratua Komunikata Përfundimtare e GFFA 2026, e cila riafirmon mesazhin se pa ujë nuk ka ushqim dhe pa siguri ujore nuk mund të ketë siguri ushqimore. Ministri Salla theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht këtë angazhim dhe qasjen që e sheh...