Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka prezantuar planin e masave të hartuar nga institucioni që ai drejton, i cili synon të minimizojë dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive në infrastrukturën bujqësore dhe sistemet e mbrojtjes nga përmbytjet. Për të pas evidentimit dhe vlerësimit në terren të problematikave në argjinatura dhe sistemet kulluese, është hartuar një plan i detajuar ndërhyrjesh prioritare. Masat e menjëhershme janë zbatuar në bashkëpunim me pushtetin vendor, për të garantuar funksionalitetin e sistemeve kulluese dhe mbrojtjen e tokës bujqësore. Pas përfundimit të reshjeve, është kryer verifikimi i plotë i dëmeve dhe problematikave, të cilat janë përfshirë në programin e ndërhyrjeve për vitin 2026. Ky program synon forcimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ndaj situatave...