Ministri Lamallari takim me punonjës policie në pension: Mbajnë mbi supe histori sakrifice e përkushtimi
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi sot takim me disa punonjës policie në pension, duke u shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vend. Ai vuri në dukje se punonjësit në pension kanë shërbyer me dekada dhe kanë dhënë kontribut të çmuar për sigurinë dhe rendin në vend, duke i cilësuar si njerëz që mbajnë mbi supe histori sakrifice, përkushtimi dhe profesionalizmi dhe që meritojnë mirënjohjen më të thellë. Ministri nënvizoi se takimi nuk ishte vetëm falënderim për të shkuarën, por edhe një reflektim mbi rrugën që Shqipëria po ndjek drejt Bashkimit Evropian. “Puna dhe përkushtimi i tyre ndër vite kanë vendosur themelet mbi të cilat ne sot ndërtojmë institucione më të forta, më të besueshme dhe më...
Burimi:
kohajone.com