Ministri Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal sipas rekomandimeve ndërkombëtare për paraburgimet
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se po punohet për ndryshime në Kodin Penal, pas shqetësimeve të ngritura nga ndërkombëtarët për aplikimin e masës së paraburgimit. Sipas Lamallarit, drafti parashikon klasifikimin e veprave penale në katër grupe, duke nisur nga veprat më të lehta. Në një intervistë televizive, Lamallari u shpreh se po bëhet një punë kolosale për ndryshimin e Kodit Penal. ”Ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për pjesën e paraburgimit, si aplikohet masa e paraburgimit. Kemi vepra të ndryshme penale, në kodin aktual, aplikohet i njëjti standard për kriteret që duhet të merren në gjykim. Ajo që ata konstatojnë, është një diferencim mes veprave të ndryshme, nuk mund të trajtohet njësoj një vepër e lehtë dhe një tjetër me rrezikshmëri të theksuar”, vuri në...
Burimi:
kohajone.com