Ministri Jaupaj: Teknologjia dhe bashkëpunimi ndërinstitucional forcojnë mbrojtjen e natyrës

Ministri Jaupaj: Teknologjia dhe bashkëpunimi ndërinstitucional forcojnë mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj njofton se puna në terren po vazhdon me mjete moderne për të mbrojtur natyrën dhe për të përmirësuar monitorimin dhe reagimin ndaj shkeljeve mjedisore. Për të me mbështetjen e programit “EU4Nature” të BE-së dhe ekspertizën e partnerëve italianë, janë forcuar mekanizmat e monitorimit, kontrollit dhe reagimit për mbrojtjen e ekosistemeve. Përdorimi i teknologjive të avancuara, përfshirë dronë dhe satelitë, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, siguron një mbrojtje më efektive të resurseve natyrore. Ministri Jaupaj u shpreh se, “kjo iniciativë është një garanci më shumë që Vjosa dhe ekosistemet e saj, si dhe gjithë parqet kombëtare dhe natyrore, të kenë mbrojtjen e duhur. Puna në terren po kthehet në njohuri konkrete dhe mjete moderne, duke përmirësuar kapacitetet tona për reagim ndaj çdo...