Ministri Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri Jaupaj: Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të programit FASEP, për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit. Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe ekspertë të ekonomisë qarkulluese, u analizua situata aktuale e menaxhimit të mbetjeve, sfidat që lidhen me kapacitetet ekzistuese si dhe nevoja për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për trajtimin e tyre. Studimi përfshin zonat Tiranë–Durrës, Fier dhe Elbasan, të cilat përbëjnë disa nga qendrat kryesore të gjenerimit dhe trajtimit të mbetjeve në vend. Ministri Jaupaj theksoi se ky proces synon të identifikojë skenarët më të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në 30 vitet e ardhshme, duke u bazuar në standardet dhe...