Ministri Jaupaj dakordësi me operatorët e rafting, zgjatet sezoni i lundrimit në Vjosë
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi një takim me operatorët e rafting që kryejnë aktivitetin në lumin e Vjosës. Gjatë takimit u diskutuan nevojat dhe sfidat e tyre, me fokus zgjatjen e sezonit të rafting dhe shtimin e vendqëndrimeve përgjatë gjithë gjatësisë së lumit. Të gjitha palët në takim, bashkia Përmet, Parku Kombëtar i Vjosës, Federata Shqiptare e Raftingut dhe operatorët turistikë përmetarë pas uljes në tryezën e bisedimeve ranë dakord që sezoni i ri i lundrimit me mjete të lehta jomotorike në lumin Vjosa të jetë në afatin kohor 1 prill deri më 30 nëntor 2026. Urdhri i vjetër i cili parashikonte datat 1 maj-15 tetor do të shfuqizohet. Jaupaj informoi se pati dakordësi që operatorët do të lidhin marrëveshje me Zyrën e Vjosës...
Burimi:
kohajone.com