Ministri Hoxha me kryetaren e komunës së Preshevës: Të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Ministri Hoxha me kryetaren e komunës së Preshevës: Të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti këtë të enjte në një takim, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Hoxha bëri me dije në një postim në rrjetin social X, se gjatë takimit u bisedua hapur për situatën, problematikat dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ministri tha se Shqipëria mbetet tërësisht e përkushtuar për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginë. ”Institucionet shqiptare do të vijojnë të ndjekin me vëmendje situatën e shqiptarëve atje dhe mbeten të angazhuara në mënyrë të vazhdueshme, si në dialogun dypalësh ashtu edhe në forumet ndërkombëtare, për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre legjitime, për të adresuar çështjet që i shqetësojnë dhe për të...