Ministri Hoxha: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, gjatë së cilës u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se gjatë bisedës u diskutua për forcimin e partneritetit mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian dhe projekte të rëndësishme për zhvillimin dhe lidhshmërinë rajonale. “Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal”, theksoi Hoxha. Ministri Hoxha nënvizoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, si dhe rëndësinë e zbatimit të...
Burimi:
kohajone.com