Ministri Gonxhja: Programi “Edukimi përmes kulturës”, 78 evente me mbi 3500 pjesëmarrës në janar-shkurt

Ministri Gonxhja: Programi “Edukimi përmes kulturës”, 78 evente me mbi 3500 pjesëmarrës në janar-shkurt

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në konferencën mbarëkombëtare për edukimin passhkollor. Gjatë aktivitetit, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, Gonxhja tha se u diskutua mbi rolin e aktiviteteve jashtëkurrikulare për zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve, veçanërisht për rolin e formimit kulturor në zhvillimin e aftësive të reja tek fëmijët dhe të rinjtë. Gonxhja pohoi se “investimi në art, kulturë dhe sport është një prioritet strategjik kombëtar, i cili lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e arsimit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e identitetit kulturor”. ”Vetëm në periudhën janar-shkurt 2026, nëpërmjet programit “Edukimi përmes Kulturës”, nga institucionet e art-kulturës në vend, janë...