Ministri Gonxhja: Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës plotësohet me qytetin antik në Bushat

Ministri Gonxhja: Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës plotësohet me qytetin antik në Bushat

Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës është plotësuar edhe me një tjetër sit arkeologjik, për të cilin është përcaktuar së fundi në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës “A” arkeologjike. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thotë se bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat. Për të kërkimet arkeologjike në këtë sit kanë nisur që në vitin 2018 nga një mision i përbashkët shqiptaro-polak, i cili po sjell të dhëna dhe gjurmë të reja mbi historinë dhe zhvillimin e qytetit. Deri më tani arkeologët kanë identifikuar dy porta hyrëse të qytetit, çka ka bërë të mundur përcaktimin më të qartë të shtrirjes së tij territoriale. Gërmimet më të fundit janë përqendruar në qytetin e...