Ministri Gogu: Kuvendi duhet të ndërhyjë në ligj që funksionet kushtetuese të mos pezullohen

Ministri Gogu: Kuvendi duhet të ndërhyjë në ligj që funksionet kushtetuese të mos pezullohen

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu thotë se Kuvendi duhet të ndërhyjë me ligj për të garantuar që funksionet kushtetuese nuk mund të pezullohen. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai tha se ky vendim nuk ka interpretim detyrues, pasi gjyqtarët janë ndarë në dy grupe me nga katër vota, çka e lë konfliktin kushtetues pa zgjidhje përfundimtare. Për të të dyja palët e Gjykatës pranojnë se ekziston konflikt kompetencash, por mungesa e shumicës e pengon Gjykatën të japë një vendim përfundimtar. Për këtë arsye, pezullimi lidhet me funksionin dhe jo me personin, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e Kuvendit si kushtetutëbërës. Ai theksoi se pas publikimit të vendimit të arsyetuar, mazhoranca do të ndërmarrë hapa konkretë për të sqaruar me...