Ministri Demo: Bypass-i i Shëngjinit, investim strategjik për zhvillimin turistik të veriut të vendit

Ministri Demo: Bypass-i i Shëngjinit, investim strategjik për zhvillimin turistik të veriut të vendit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se kantieri i Bypass-it të Shëngjinit, është një investim strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm turistik të Lezhës dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore bregdetare në veri të vendit. Bypass-i i Shëngjinit është hartuar nga Bashkia Lezhë dhe financohet nga qeveria me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Projekti synon të krijojë një rrugë alternative që do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë sigurinë rrugore dhe do të mbështesë zhvillimin turistik të zonës bregdetare. Demo njoftoi se punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe se infrastruktura e re do të ofrojë standarde moderne për qytetarët dhe vizitorët. Ai shtoi se investimi është pjesë e strategjisë së qeverisë për të forcuar rrjetin rrugor bregdetar, duke siguruar lëvizje më të...