“Minimumi jetik e drejtë kushtetuese, jo lëmoshë”, Spahia: Qeveria rrit çmimet, injoron nevojat e shtresave…

“Minimumi jetik e drejtë kushtetuese, jo lëmoshë”, Spahia: Qeveria rrit çmimet, injoron nevojat e shtresave…

Në takim e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, deputeti Bardh Spahia në fjalën e tij u shpreh se, se situata sociale në Shqipëri është ‘mjaft e vështirë’ dhe se politikat e qeverisë nuk kanë përmirësuar jetën e qytetarëve gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Spahisë, varfëria relative mbetet në 40% të popullsisë, një nivel i njëjtë si 20 vite më parë, ndërsa rreziku për përjashtim social është 43.4%, mbi dyfishin e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Ai shtoi se intensiteti i ulët i punës është 34.7%, ndërsa gati gjysma e të punësuarve marrin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare. Në lidhje me minimumin jetik, Spahia deklaroi se qeveria refuzon propozimet ligjore të Partisë Demokratike, të cilat synojnë të garantojnë një...