“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rrjetin financiar të organizatës së drejtuar nga Franc Çopja, duke zbuluar transfertat e mëdha të parave drejt Dubait dhe vendeve të tjera, të siguruara nga aktiviteti kriminal. Dokumentari nxjerr në pah rolin kyç të Maklen Micit, i cili shërbente si njeriu i besuar dhe “llogaritar” i Çopjas për pastrimin e parave. Sipas të dhënave të siguruara nga komunikimet në Sky ECC, ai ka transferuar miliona euro në Turqi, Dubai dhe Bolivi, si dhe sasi të konsiderueshme floriri, duke përfituar komisione të larta për çdo operacion. Hetimet tregojnë se vetëm në një periudhë disa mujore, janë kryer transferta të shumta milionëshe drejt Dubait, përfshirë edhe dërgesa direkte nga Tirana, të koordinuara përmes personave të besuar të rrjetit. Në disa raste, brenda pak...