“Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci…”/ Flet Rama: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry

“Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci…”/ Flet Rama: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry

Kryeministri Edi Rama i konsideroi protestat e qytetarëve për pakënaqësitë ndaj klasës poltike, dhe projektin në Zvërnec si një shembull të ndikimit të rrjeteve sociale dhe algoritmeve në formësimin e opinionit publik, duke theksuar se zemërimi ndaj tij dhe Partisë Socialiste u kanalizua përmes një kauze që, sipas tij, u shndërrua në një betejë globale ideologjike. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, Rama tha: “miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci, dinin saktësisht se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin”, duke shtuar se kjo ndodhi jo për shkak të njohjes së projektit apo dokumentacionit, por sepse “tek brishtësia e bukur e një zogu identifikuan simbolin e një rezistence antikapitaliste”. Sipas kryeministrit, kjo histori hapi një kanal të...