Milano-Cortina 2026, çelen Lojërat Olimpike Dimërore me një ceremoni spektakolare. Shqipëria me 4 përfaqësues
Në stadiumin legjendar San Siro në Milano po zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv. Spektakli i hapjes u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey, ndërsa u bë një homazh për trashëgiminë italiane në muzikë, modë dhe kulturë. Ceremonia përfshiu mbi 1,250 performues vullnetarë, 1,400 kostume të veçanta dhe u zhvillua paralelisht në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, duke sjellë një atmosferë unike për publikun mbarëbotëror. Ndërkohë, disa disiplina sportive kanë nisur garat që përpara ceremonisë, përfshirë curling, patinazhin artistik, hokej dhe snowboard. Atletë të njohur si Lindsey Vonn, Jordan Stolz dhe Nick Baumgartner janë në qendër të vëmendjes, me pritshmëri të larta për medalje. Për...
Burimi:
kohajone.com