Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sheshit për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi i mijëra qytetarëve pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” vijoi drejt bulevardit dhe Kryeministrisë rreth orës 18:30. Qytetarët e shumtë në kor hodhën parulla e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe burgosjen e tij dhe të kreut të opozitës Sali Berisha. Organizatori bëri thirrje edhe për kujdes nga provokuesit gjatë protestës. “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një nga thirrjet kryesore të protestës. “Të ruajmë qetësinë, mos u provokoni, mos të kemi inskenime, ruani fëmijët, ju lutemi prindërve që mbajini afër fëmijët gjatë protestës dhe qëndroni të bashkuar”, tha aktivisti që printe protestën. Me flamuj...