Mijëra euro të padeklaruara dhe një makinë mbushur me drogë drejt kufirit, 2 arrestime në Muriqan

Mijëra euro të padeklaruara dhe një makinë mbushur me drogë drejt kufirit, 2 arrestime në Muriqan

DROGA E SEKUESTRUAR MURIQAN-Policia Kufitare në Muriqan ka goditur dy raste të veprave penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike dhe fshehjen e parave në kufi. Kontrollet e njëpasnjëshme kanë çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e 38 mijë eurove, si dhe të një sasie kanabisi. Në dalje të Republikës së Shqipërisë, efektivët kanë vënë në pranga dy banues nga Tirana, të moshës 42 dhe 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ata po udhëtonin, policia zbuloi të fshehura tetë qese me rreth 4.2 kilogramë kanabis. Të arrestuar janë Altin Shehu dhe Elvir Karoshi ndërsa dyshohet se lëndën narkotike e kishin blerë në Gjermani. Njoftimi: Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën...