“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleanth Musabelliut
Kleanth Musabelliu, Behar Bajri, Gjin Ndoji dhe Pëllumb Gjoka TIRANË-Në vijim të procesit gjyqësor për dosjen e njohur si “Metamorfoza”, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar thirrjen e 40 dëshmitarëve për t’u pyetur për vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanth Musabelliut. Në këtë proces po gjykohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe Behar Bajri dhe Edmond Preka. Seanca u shoqërua me debate mes mbrojtjes dhe përfaqësuesve të SPAK. Diskutimet u përqendruan te përputhshmëria e orareve të komunikimeve të siguruara nga platforma SKY ECC me kohën e regjistruar të vrasjes së Gjin Ndojit. Nga ana tjetër, avokati Gurali Brahimllari, mbrojtës i Pëllumb Gjokës, pretendoi se bëhet fjalë për manipulim të...
Burimi:
zeri.ai