‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka, në kuadër të procedimit penal të njohur si operacioni “Metamorfoza”. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës. SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, kërkoi 9 vite burg. Hasanbegaj, akuzohet për sigurim...
Burimi:
gijotina.com