Metamorfoza/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 vite për ish-shefin e policisë

Metamorfoza/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 vite për ish-shefin e policisë

Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, lidhur me dosjen 'Metamorfoza'. Të dy po gjykohen me gjykim të shkurtuar për veprat penale: sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Në pretencën e saj, Prokuroria e Posaçme rikonfirmoi qëndrimin e mbajtur edhe në qershor të vitit 2025, duke kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.