“Metamorfoza”/ Avokati i Pëllumb Gjokës kundërshton kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve: Nuk kanë lidhje me çështjen!

“Metamorfoza”/ Avokati i Pëllumb Gjokës kundërshton kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve: Nuk kanë lidhje me çështjen!

Pëllumg Gjoka TIRANË- Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Gurali Brahimllari ka kundërshtuar kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve lidhur me dosjen “Metamorfoza” dhe vrasjen e Gjin Ndojit. Sipas tij, dëshimtarët nuk kanë lidhje me çështjen dhe se SPAK kërkon të krijojë iluzionin në publik se ka prova duke zgjatur çështjen. “33 nga dëshmitaret skanë lidhje me çështjen, ndër to janë 16 policë që janë pyetur për një bisht cigareje që është gjetur në vendngjarje. Me këtë listë dëshmitarësh që ne kërkojmë mos të pranohet. SPAK vetëm tërhoqi vëmendjen mediatike dhe prodhoi disa lajme, SPAK kërkon të krijojë iluzionin në publik se ka prova duke zgjatur çështjen”, tha ai. Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra...