Meta: Mirënjohës për IDU-në, Rama pengon Integrimin Europian dhe demokracinë në Shqipëri
Meta: Mirënjohës për IDU-në, Rama pengon Integrimin Europian dhe demokracinë në Shqipëri Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se është mirënjohës për Bashkimin Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) dhe miratimin e një rezolute të rëndësishme që pasqyron realisht gjendjen e rënduar të Shqipërisë, duke theksuar krizën politike, institucionale dhe demokratike që ka përfshirë vendin. Meta vlerësoi mbështetjen që IDU ofron për integrimin europian të Shqipërisë, duke denoncuar qartë pengesat që regjimi i Edi Ramës ka vendosur në këtë proces, përmes kapjes së shtetit dhe kriminalizimit të tij. Për më tepër, ai shprehu mirënjohjen e tij për delegacionin shqiptar të kryesuar nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi shkeljen flagrante të lirive themelore...
Burimi:
sot.com.al