Meta kërkon lirinë, ish-presidenti për herë të parë ofron edhe garanci pasurore, GJKKO shqyrton të martën kërkesën
Ilir Meta TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 24 mars, kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë. Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Metës është përcaktuar Paulin Çera. Mësohet se Meta ka kërkuar lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore. Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie si 'arrest shtëpie', 'detyrim paraqitje', 'garanci pasurore' ose 'ndalim i daljes jashtë shtetit'. Në kërkesën e depozituar thuhet se tashmë që dosja është dërguar tashmë për gjykim, nuk ekziston rreziku që ai të prishë provat apo të ndikojë mbi dëshmitarët. Dokumenti Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit...
Burimi:
zeri.ai