Mësuesi i ‘rekrutuar’ nga pastorja e vetëshpallur/ Ja si funksionon grupi fetar i paligjshëm online, truke për të tërhequr fëmijët

Mësuesi i ‘rekrutuar’ nga pastorja e vetëshpallur/ Ja si funksionon grupi fetar i paligjshëm online, truke për të tërhequr fëmijët

Dritan Zaimi ju predikonte fenë fëmijëve të arsimit fillor në shkollën Gustav Mayer në Tiranë, teksa vetë rezulton të jetë ‘nxënës’ i pastores së vetëshpallur Alketa Auer në Kishën Online Ndërkombëtare që funksionon si grupim fetar në internet i panjohur ligjërisht nga shteti shqiptar. Nga hulumtimi i gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, del në pah se mësuesi i anglishtes është njohur në vitet 90’ me pseudopastoren që pretendon se shëron shqiptarët në emër të Jezu Krishtit. Por së bashku janë ritakuar në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka nisur rrugëtimi fetar, që fokusi i indoktrinimit në dukje ka qenë edhe fëmijët. Materialet ekskluzive të Top Channel tregonin se fëmijët bënin detyra shtëpie për urdhërimet e perëndisë dhe vlerësoheshin me 10, ndërsa kishte edhe...