Mesazhe të vazhdueshme në rrjete sociale, kërcënohet me jetë avokatja e njohur

Mesazhe të vazhdueshme në rrjete sociale, kërcënohet me jetë avokatja e njohur

Avokatja dhe aktivistja e njohur, Adriana Kalaja, është kërcënuar me jetë me disa mesazhe në rrjete sociale. Në rrjetit social “Facebook” nga një profil i rremë me emrin “Klaus Bianconeri”, asaj i janë dërguar mesazhe që nga shkurti. Mesazhet kërcënuese përfshinin deklarata për jetën e Kalasë dhe referenca politike, ku i janë përmendur figura politike të larta të vendit. Pas kësaj situate Kalaja ka bërë denoncim në polici, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personit. Top Channel