Mes britmash e ulërimash, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë! Dy të gjakosur përfundojnë në spital (VIDEO)
pamje-rrjoll VELIPOJË- Banorët e Rrjollit në Velipojë vijojnë kundërshtimin për ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulaj. Prej 1 muaji banorët protestojnë, teksa herë pas here, janë përplasur me efektivët e policisë në zonë. Këta të fundit ndërhyjnë për të mos lejuar banorët, të cilët tentojnë që të bllokojnë punimet e kompanisë së Ulajt “Gener 2”. Pavarësisht episodeve të tensionuara dhe të dhunshme, banorët nuk ndalen dhe kanë vijuar dhe këtë të premte me një tjetër protestë, ku sërish janë regjistruar përplasje fizike. Siç duket edhe në video, disa prej qytetarëve shihen se kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Disa madje, shihen edhe të gjakosur nga duart. Banorët kanë protestuar edhe...
Burimi:
zeri.ai