Mërtiri: Qesharake që sulmuan Salianjin, qeverinë Rama në pushtet e mban Berisha
Analisti Ergys Mërtiri flet për situatën tek opozita dhe lëvizjet e fundit të ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka zhvilluar takime me bazën demokrate, por është përballur me kritika dhe mungesë mbështetjeje nga lidershipi i Partisë Demokratike. Për të opozita aktuale është një nga faktorët kryesorë që mban kryeministrin Edi Rama në pushtet. “E vetmja gjë që e mban Ramën në pushtet është Berisha. Po të mos ishte Berisha, Rama do kishte rënë me kohë,” deklaroi ai në ”News 24”, duke shtuar se protestat e PD-së nuk janë reale dhe nuk prodhojnë presion politik ndaj qeverisë. Sipas analistit, mënyra se si organizohen protestat e opozitës nuk e dobëson qeverinë, por përkundrazi i jep asaj legjitimitet. “Protestat e PD nuk bëjnë asgjë kundër qeverisë. Rama bie...
Burimi:
kohajone.com