Merrte porosi për tu vënë flakën automjeteve, arrestohet autori 38-vjeçar
Policia e Pogradecit ka finalizuar operacionin e koduar “The last fire”, duke zbardhur dy raste të djegieve të qëllimshme të automjeteve të ndodhura në qytet, njëra në muajin dhjetor dhe tjetra tre ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një pune intensive hetimore për ngjarjet e datave 28.12.2025 dhe 26.02.2026, kanë arritur të identifikojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore personat e dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u arrestua shtetasi J. T., 38 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim porositësi i dyshuar, shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë. Sipas policisë, dy 38-vjeçarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë organizuar dhe kryer djegien e dy automjeteve në lagjen nr.1 të Pogradecit, në pronësi...
Burimi:
gijotina.com