Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë. Përpos ish-shefit të Krimeve në Tiranë, Erjon Danit, SPAK dërgoi për gjykim në 28 tetor 2025 Sokol Mashën, Musa Gjikolën, Emiljano (Millan) Roçin, Klodjan Muçën dhe Vilson Roçin. Ndërkohë ditën e sotme, GJKKO ka dënuar tre prej të pandehurve të cilët janë Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi. Gjikola u shpall fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë...