Merret vendimi, OSBE zgjedh Tiranën për Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të vitit 2027
Tirana do të mirëpresë në vitin 2027 Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Vendimi u mor pasi Asambleja Parlamentare miratoi kandidaturën e paraqitur nga Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e cilësoi këtë si një sukses për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një shenjë besimi ndaj angazhimit të Shqipërisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Sipas tij, mbajtja e sesionit në Tiranë do të krijojë mundësi për diskutime mes delegacioneve mbi çështje që lidhen me demokracinë, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa do të shërbejë edhe për promovimin e Shqipërisë dhe të potencialit të saj si vend mikpritës. “Kënaqësi të bashkëndaj lajmin se Asambleja Parlamentare e OSBE-së miratoi propozimin e Delegacionit...
Burimi:
sot.com.al