“Merr kredi me ofertë”, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kujdes, janë mesazhe mashtruese, rrezikoni paratë tuaja!
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Raste të shumta të mashtrimeve online janë evidentuar kohët e fundit, ndërsa policia e shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një rast që lidhet me oferta të rreme për kredi. Përmes një njoftimi publik, policia apelon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për mosndarjen e të dhënave personale e bankare me persona të paidentifikuar. Në njoftim bëhet me dije se persona të panjohur po përdorin faqe të dyshimta, rrjete sociale dhe mesazhe elektronike për t’u paraqitur si përfaqësues të institucioneve financiare, me qëllim përfitimin monetar në mënyrë mashtruese. Njoftimi: Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, informon dhe ndërgjegjëson qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të bëjnë me oferta të rreme për kredi. Janë evidentuar raste kur persona...
Burimi:
zeri.ai