“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit”, batuta e Ramës shkakton debat në median greke. Kryeministri: Ata janë filozofë grekë, por…
Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin e mbajtur dy ditë më parë në Abu Dhabi, ka reagon kreu i qeverisë shqiptare. “Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim. Por pas lumit të kritikave në mediat fqinje, Rama shprehet se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor. “Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po...
Burimi:
top-channel.tv