Megaoperacioni global i Interpol! Mbi 3,700 persona të arrestuar në 119 shtete të botës! 27 të arrestuar në Shqipëri
Një operacion global i drejtuar nga INTERPOL në fund të vitit të shkuar, ka çuar në identifikimin dhe mbrojtjen e 4,414 viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe në zbulimin e 12,992 emigrantëve të paligjshëm në 119 shtete të botës. Operacioni, i quajtur Liberterra III u zhvillua nga 10 deri më 21 nëntor 2025. Në të u angazhuan më shumë se 14 mijë zyrtarëve të zbatimit të ligjit, të cilët kryen kontrolle në pika kufitare, vëzhgime në zona të ndjeshme dhe bastisje të synuara. Sipas të dhënave fillestare, gjatë operacionit u arrestuan 3,744 persona, 1,800 prej të cilëve dyshohet të kenë kryer vepra që lidhen drejtpërdrejt me trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e emigrantëve. Autoritetet hapën gjithashtu mbi 720 hetime të reja penale, një pjesë...
Burimi:
gijotina.com