Mediu në Asamblenë Parlamentare të NATO: Të ndërtohen kapacitete operacionale ushtarake!
Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu nga Brukseli ku ndodhet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, shkruan se, ka kërkuar një angazhim më të madh të Aleancës së Atlantikut Verior në rajonin e Ballkanit. Mediu është shprehur se duhet të ndërtohen kapacitete operacionale të përbashkëta ushtarake në rajon, si edhe mundësi për zhvillimin dhe bashkëpunimin me industritë ushtarake të SHBA-së. Ai gjithashtu u takua edhe me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili theksoi rëndësinë që NATO duhet të veprojë si garant i sigurisë, në shërbim të Europës dhe Amerikës. “Gjatë fjalës sime kërkova një angazhim të NATO-s në Ballkan, për të ndihmuar në bashkëpunimin e vendeve të NATO-s në rajon, përfshirë edhe Kosovën, për prokurime të përbashkëta dhe ndërtimin e...
Burimi:
sot.com.al