Mediat e huaja për protestën e Tiranës

Mediat e huaja për protestën e Tiranës

Mediat kryesore europiane dhe botërore kanë pasqyruar protestën e PD në Tiranë. Ndër ta media shtetrore gjermane DW shkruan: Fjalime politike, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, molotovë, mjete piroteknike, ujë dhe gaz lotsjellës. I njëjti skenar i protestave të mëparshme e riktheu opozitën në sheshin përpara Kryrministrisë. Ndryshe nga protesta e 24 janarit, tensionet këtë herë ishin më të forta dhe rezistenca më e gjatë. Prej orës 17:00, mbështetësit e opozitës u grumbulluan përpara Kryeministrisë në pritje të fjalimeve dhe nisjes së protestes. Kulmi i saj u shënua me fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha,i cili e cilësoi situatën politike si “momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për vijimin e...