Media e huaj: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm evropian për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës
Shqipëria, vendi bregdetar evropian, ende pak i njohur për shumë të huaj, po tërheq vëmendjen si një nga destinacionet më të përballueshme për të kaluar vitet e pensionit, sipas “Travel &Leisure”. Ky vend i fshehtë ballkanik kombinon jetesën e përballueshme me peizazhet natyrore mahnitëse. Sipas një raporti të ri të “International Living”, Shqipëria renditet mes 14 vendeve më të përballueshme – ku një çift pensionistësh mund të jetojnë me më pak se 1,200 dollarë në muaj, duke përfshirë qiranë, ushqimin, transportin dhe argëtimin. Kosto e ulët e jetesës dhe natyrë mbresëlënëse Ky vend i Ballkanit, i njohur për peizazhet e tij natyrore dhe plazhet e mrekullueshme në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, ofron një kombinim tërheqës mes kostos së ulët të jetesës dhe një stili...
Burimi:
kohajone.com