Media britanike: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kryeqyteti evropian që kombinon energjinë urbane me autenticitetin

Media britanike: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kryeqyteti evropian që kombinon energjinë urbane me autenticitetin

Nëse ju pëlqen gjallëria e qyteteve të ngohta me diell, por ndiheni të lodhur nga destinacionet klasike të Evropës Perëndimore, ekziston një alternativë më pak e njohur që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen: Tirana, kryeqyteti plot energji i Shqipërisë, shkruan Laura Zilincanova në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. E vendosur në zemër të Ballkanit dhe e rrethuar nga kodra dhe male dramatike, Tirana ndërthur arkitekturën me ngjyra të ndezura me gjurmë të historisë osmane dhe komuniste, duke krijuar një identitet unik urban. Qyteti shquhet gjithashtu për kulturën e tij të gjallë të kafeve, ku vendasit dhe vizitorët ndalen për të shijuar ritmin e jetës mesdhetare. Një ekspert udhëtimesh e përshkroi Tiranën si një “përplasje magjepsëse të së vjetrës dhe...