Media britanike: Ksamili e Porto Palermo, po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara
Ndërsa vende të njohura evropiane si Spanja dhe Portugalia vijojnë të jenë shumë të frekuentuara nga turistët, ekzistojnë ende destinacione më të qeta ku pushuesit mund të relaksohen larg turmave masive, shkruan Sarra Gray në një artikull të botuar në median britanike “GB News”. Këto destinacione ofrojnë plazhe piktoreske, akses të lehtë dhe çmime të përballueshme. Sipas ekspertes së udhëtimeve Laura Evans-Fisk nga kompania “Eurochange”, disa “xhevahirë të fshehur” duhet të vizitohen sa janë ende të pazbuluar, përpara se ato të mbipopullohen. Mes destinacioneve të sugjeruara janë vendpushimet në Shqipëri, Spanjë dhe Portugali, me fokus të veçantë te bregdeti shqiptar. Ksamili dhe Porto Palermo – Shqipëri Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një alternativë ideale për pushime verore, falë kombinimit të çmimeve...
Burimi:
opinion.al