Me votë unanime, Endri Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Me votë unanime, Endri Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

a endri shabani TIRANË- Endri Shabani, Avokati i Popullit i Shqipërisë, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), e cila është një rrjet ndërkontinental i monitorimit të të drejtave të njeriut. Vendimi u mor me unanimitet nga Bordi i organizatës. E themeluar si një platformë strategjike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, AOM bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Evropa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Ky rrjet përfshin vende si: Franca, Spanja dhe Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania, duke krijuar një front të përbashkët për mbikëqyrjen e standardeve të qeverisjes dhe sundimit të ligjit në të gjithë pellgun e Mesdheut. Marrja e presidencës nga Shqipëria vjen në një moment kritik për rajonin,...