Më pak popullsi, më shumë trafik…Por, Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë

Më pak popullsi, më shumë trafik…Por, Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë

foto ilustruese TIRANË- Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i vitit 2023 reduktoi me të paktën 400 mijë numrin e banorëve në vend, çka bëri që treguesit për frymë të kërcejnë për shkak të reduktimit të popullsisë. Kjo bëri që dhe raporti i numrit të automjeteve të pasagjerëve në raport me popullsisë të kërcejë në 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 232 që ishte ky tregues në 2022-n, para Censit. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, ku raportohen të gjitha shtetet e Europës. Pavarësisht rritjes, që në pjesën më të madhe i dedikohet rregullimit statistikor të popullsisë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me numrit...