“Më ngacmoi të dashurën”/ Plagosja e 39-vjeçarit në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç pas 3 orë kërkimesh

“Më ngacmoi të dashurën”/ Plagosja e 39-vjeçarit në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç pas 3 orë kërkimesh

Një 39-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bëri me dije se autor i dyshuar i plagosjes është 42-vjeçari Pleurat Mustafa, i cili, pas arrestimit, ka deklaruar se qëlloi pasi 39-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 6 të qytetit. Policia e Kavajës, në bashkëpunim me strukturat e Krimeve të Rënda dhe forcat e policisë Durrës, organizoi një operacion të shpejtë për kapjen e tij dhe pas rreth tre orë kërkimesh. I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Në pranga ra edhe një 35 vjeçar, Agim Çelhyka, i dyshuar se e ndihmoi autorin të largohej me makinë nga...