“Me ndihmën e Zotit pajisjet e ndërrimit do vijnë sot”, drejtori i UKV-së në Vlorë merr përgjegjësinë për mungesën e ujit

“Me ndihmën e Zotit pajisjet e ndërrimit do vijnë sot”, drejtori i UKV-së në Vlorë merr përgjegjësinë për mungesën e ujit

DREJTORI I UKV VLORË- Vlonjatët vuajnë prej pothuajse 5 ditësh mungesën e ujit, ndërsa dje dhe sot kanë dalë në protestë përpara Bashkisë të qytetit, ku dyert i kanë gjetur të mbyllura. Pas parashikimeve shpresëplota të deputetit të qarkut Ardit Bido se defekti do të zgjidhej sot, edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) në Vlorë Ermal Murati, shpreson në Zot, se pjesët e këmbimit për tubacionin, do të mbërrijnë pasditen e sotme nga Turqia dhe Italia. Në një prononcim për Top Channel, drejtori i UKV-së njofton se po punohet për zgjidhjen e situatës dhe se pritet që sot, në orën 17:00, të mbërrijnë materialet e porositura nga Stambolli dhe Italia për rregullimin e linjës së tubacionit. “Ka ndodhur në mesnatë, më datë 25,...