Me municione luftarake e tritol në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Me municione luftarake e tritol në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

PAMJE NGA ARRESTIMI VLORË-Aldo Collari, 35 vjeç është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi i janë gjetur në banesë 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Njoftimi i policisë: Goditet një rast i mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse. Gjatë kontrollit të ushtruar...