Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Me llafe kafeneje nuk bëhet politikë”/ ‘Shpërthen’ ashpër Kulluri: Nëse ka prova, t’i bëjnë publike, në të kundërt…
Analisti politik Edvin Kulluri ka komentuar situatën e tensionuar brenda Partisë Demokratike, gjatë një interviste televizive, duke hedhur poshtë pretendimet e lidershipit aktual se deputeti Ervin Salianji është “vetëpërjashtuar” nga partia. Sipas Kullurit, deklaratat e drejtuesve të PD-së nuk qëndrojnë dhe tregojnë një krizë serioze politike dhe organizative brenda forcës më të madhe opozitare. “Nuk e di nga e kanë shpikur vetëpërjashtimin, është marrëzi. Nuk di që Salianji të ketë përjashtuar veten”, u shpreh analisti. Ai iu referua edhe akuzave të bëra nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, sipas të cilave takimi i zhvilluar në Elbasan ishte organizuar nga Salianji në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kulluri theksoi se akuza të ngjashme janë bërë më parë edhe brenda PD-së, duke përmendur se Gazment Bardhi kishte...