“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

Një situatë e pazakontë dhe mjaft tensionuese është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga gara. Sipas pamjeve momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit. Aty, Suanita është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë fjalët “më lini të dal”, çka ka ngritur dyshime për një përplasje të mundshme mes saj dhe produksionit. Tensioni nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Zërat dhe të bërtiturat janë dëgjuar edhe në ambientet e përbashkëta, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion. Në oborrin e shtëpisë, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, duke shprehur habi dhe pasiguri për atë që po ndodhte pas dyerve të mbyllura...