“Më kthe 15 mijë eurot”/ Konflikti për një banesë, 39-vjeçari dhunon të birin e shitësit

“Më kthe 15 mijë eurot”/ Konflikti për një banesë, 39-vjeçari dhunon të birin e shitësit

Një mosmarrëveshje lidhur me shitjen e një banese ka përfunduar në dhunë në Kavajë. Sipas të dhënave paraprake, një 39-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 49-vjeçari, duke i kërkuar që t’i dorëzojë banesën që i përkiste babait të tij tashmë të ndjerë ose t’i kthejë shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën pretendon se e kishte dhënë më parë si paradhënie për blerjen e saj. Pas ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin, ndërsa po vijojnë hetimet edhe për identifikimin e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë konflikt. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur kërkimet për shtetasin Sh. Sh., 39...