“Më ke futur në burg pa prova”/ I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” në akuza ndaj prokurorit Behar Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti

“Më ke futur në burg pa prova”/ I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” në akuza ndaj prokurorit Behar Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti

I akuzuari Asllan Plaku, që është i pandehur në dosjen e Plumbit të Artë, shpërthen sërish në akuza ndaj prokurorit të çështjes, Behar Dibra. “Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“-mësohet të ketë deklaruar Plaku. Akuzat e të pandehurit ndodhën në sallën e GjKKO, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në pritje të nisjes së procesit, i cili nuk ka nisur ende në orarin e caktuar, pasi trupa gjyqësore është në një çështje tjetër dhe palët, avokatë, të pandehur dhe prokurorë, gjenden në sallë. Në këtë dosje po gjykohen për një seri akuzash Adria Uzuni, Agron...