Me kapuç në kokë dhe eksploziv në dorë, publikohet videoja kur i riu shqiptar hedh në erë diskotekën në Greqi
Foto e marrë nga mediat greke GREQI-Janë publikuar pamjet nga momenti kur 32-vjeçari shqiptar Besmir Buci, vendos lëndën eksploziv para diskotekës Jacky.O në Athinë, ngjarje që ndodhi më 7 tetor 2025. Në videon e siguruar nga Protothema, ai shihet me kapuç në kokë dhe maskë në fytyrë, duke mbajtur një çantë ngjyrë kafe, në të cilën kishte vendosur lëndën shpërthyese. Pas shpërthimit, ai është larguar me ndihmën e vëllait të tij 41-vjeç Blerim Buci, i cili e priste në automjetin e parkuar. Pas shpërthimit dy vëllezërit janë arratisur nga vendngjarja dhe janë arrestuar më pas nga autoritetet greke. Mjetin me të cilin dy vëllezërit u arratisën u vendos në dispozicion një 44-vjeçare greke, e cila tani është përfshirë si bashkëpunëtore në këtë krim. Sipas hetimit të policisë,...
Burimi:
zeri.ai